Tirana ka bërë një goditje të madhe

Futboll

Tirana ka bërë një goditje të madhe

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 18:46
Tirana ka bërë një goditje të madhe

Tirana ka bërë një goditje të madhe në merkato duke afruar sulmuesin e Laçit, Redon Xhixhën.

22-vjeçari ka firmosur për 3 vite me bardheblutë duke vazhduar karrierën e tij përsëri në Superiore.

Prej kohësh u fol për një transferim të Xhixhës në radhët e Tiranës, por disa detaje burokratike me kurbinasit frenuar zyrtarizimin e sulmuesit si lojtarin e bardhebluve.

Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja e klubit të Tiranës në ‘’Facebook’’, duke e vënë Xhixhën menjëherë nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi.

Postimi i KF Tirana

Mirëseerdhe Redon Xhixha!

Merkatoja e kësaj vere vjen me zyrtarizimin e lojtarit Redon Xhixha. I riu kaloi një sezon fantastik duke qënë një aset i rendësishëm i superiores, gjë që ka bindur drejtuesit e klubit se e ardhmja e tij duhet të jetë bardheblu. Sulmuesi i bashkohet skuadrës për 3 sezonet e ardhshme dhe është tashmë nën urdhërat e trajnerit Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat