Tifozët e Atleticos kundër

Futboll

Tifozët e Atleticos kundër

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 19:12
Tifozët e Atleticos kundër

Kur një futbollist lë një skuadër sidomos me një lamtumirë të hidhur, është normale që tifozët të ruajnë kujtime jo të mira. Antoine Griezzman më transferimin e tij në verë të vitit 2019 nga Atletico e Madridit te Barcelona e “dogji” gjithë dashurinë e “Los Colchoneros”.

Fakti që francezi jo vetëm ushtroi presion për largimin, por gjeti mënyrën që “blaugranat” të paguanin më pak se klauzola, duke nisur kontaktet me ta para se çmimi të rritej, krijoi një hendek të madh mes tij dhe tifozëve të Atleticos.

Por jeta është e gjatë, gjithçka mund të ndodhë dhe Griezman mund të rikthehet.

Gazetat spanjolle flasin për një shkëmbim me Saul, që do ta çonte spanjollin në “Camp Nou” dhe francezin në “Wanda Metropolitano”, në Madrid.

Një operacion i kushtëzuar nga nevoja e Barcelonës për të lehtësuar zërin e pagave.  Duke çuar Griezmannin tek Atletico klubi katalanas do të kursente më shumë se 20 milionë eurot e pagës së tij, që do të shërbenin për të firmosur një akord të ri me Messin. Problemi është që tifozët e Atleticos së Madridit nuk e duan një rikthim të ish-it të madh, dhe e kanë shfaqur qarë me një hashtag në Twitter #GriezmannNoTeQueremos, që shpjegon qartë se tifozëria e kampionëve të Spanjës është vënë kundër rikthimit të francezit te Atletico.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat