Ancelotti: Alaba është një futbollist që mund t’i japë shumë Realit

Futboll

Ancelotti: Alaba është një futbollist që mund t’i japë shumë Realit

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 11:44
Ancelotti: Alaba është një futbollist që mund t’i japë shumë Realit

Carlo Ancelotti ka folur për herë të parë për David Alaban. Trajneri i Real Madridit e njeh shumë mirë blerjen e re të Los Blancos, nga koha te Bayern Munich.

Ai ka thënë se Alaba është një futbollist që mund t’i japë shumë Realit, pasi luan në pozicione të ndryshme, transmeton GE.

“Është një lojtar i kompletuar, që ka shumë kualitete.

Ai është edhe shumë inteligjent në taktika defensive. Në Bayern e kam vendosur të luajë në qendër të mbrojtjes dhe ka bërë mirë. Ka luajtur mbrojtës i majtë me eksperiencë dhe inteligjencë.

Mund të luajë edhe në mesfushë, siç ka bërë me Austrinë. Është lojtar i kompletuar që mendoj se do të bëjë mirë këtë edicion”, deklaroi Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat