Juve shpreson të ofrojë rreth 30 milionë euro plus

Futboll

Juve shpreson të ofrojë rreth 30 milionë euro plus

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 12:02
Juve shpreson të ofrojë rreth 30 milionë euro plus

Juventusi do të takohet me Sassuolo sot (e premte) për të diskutuar rreth një transferimi të mundshëm të Manuel Locatelli, duke qenë të sigurt se ata mund të mposhtin konkurrencën nga Arsenali.

Mesfushori italian ka qenë prej kohësh i lidhur me Bianconerët, megjithëse ata deri më tani janë përmbajtur në negociata intensive, duke pritur derisa të përfundonte përvoja e tij në Euro 2020.

Sipas mediumeve Sky Sport Italia dhe Calciomercato.com, Juventusi do të ketë takimin e dytë me Sassuolos sot (e premte), transmeton Telegraf.

Edhe pse Arsenali thuhet se ka ofruar 40 milionë euro para të gatshme, Locatelli e ka zemrën të vendosur te Juventusi dhe do të kërkojë të qëndrojë brenda Serie A.

Juve shpreson të ofrojë rreth 30 milionë euro plus një ose më shumë lojtarë të ekipit të të rinjve për të arritur marrëveshjen.

Një mundësi tjetër do të ishte të propozohej një format i ngjashëm me atë që solli Federico Chiesa në Torino nga Fiorentina, me fjalë të tjera një huazim prej dy sezoneve me detyrim blerje.

Pas lajmit se Arthur Melo do të duhet të operohet dhe mund të mbetet jashtë për dy muaj, Locatelli bëhet edhe më shumë një blerje e nevojshme për mesfushën e Juventusit të Max Allegrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat