Ja më kë takohen tetë skuadrat shqiptare në garat evropiane

Futboll

Ja më kë takohen tetë skuadrat shqiptare në garat evropiane

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 12:07
Ja më kë takohen tetë skuadrat shqiptare në garat evropiane

Vllaznia mbylli në mënyrën më të bukur mbrëmjen e djshme për futbollin shqiptar, teksa ishte e treta nga skuadrat e Kategorisë Superiore që siguroi kualifikimin për në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Të njëjtën gjë e bënë dje edhe Partizani me Laçin. Por lista e kluveve shqiptare në këtë kompeticion nuk mbyllet vetëm me këta të tre, pasi në fazën tjetër do të jenë të pjesëmarrëse edhe 5 skuadra të tjera.

Si kurrë më parë plot 8 klube do të luajnë në një tur kualifikues në Europë. Përveç Vllaznisë, Laçit dhe Partizanit edhe kampionët e Superiores, Teuta, i bashkohen në raundin e dytë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Të njëjtën rrugë si durrsakët ndjek edhe Shkëndija me Prishtinën, që nuk mund të kalonin turin e parë në Ligën e Kampionëve. Ndërsa edhe dy ekipe të tjera, Shkupi dhe Drita kanë siguruar sot biletën pas fitores në një derbi shqiptar, përkatësisht me Llapin dhe Deçiçin.

Ekipet shqiptare që do luajnë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës:

Partizani – Basel (Sui)

Vllaznia – AEL Limassol (Cyp)

Laçi – Univ Craiova (Rum)

Teuta – Inter Esacalades (And)

Shkendija – Fc Riga (Let)

Prishtina – Connahs Quay (Wel)

Shkupi – Santa Clara (Por)

Drita – Feyenord (Hol).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat