Gjykata Evropiane e Drejtësisë i jep një goditje tjetër

Futboll

Gjykata Evropiane e Drejtësisë i jep një goditje tjetër

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 15:40
Gjykata Evropiane e Drejtësisë i jep një goditje tjetër

Gjykata Evropiane e Drejtësisë nuk do të jap asnjë përshpejtim të ndonjë vendimi për UEFA-n në lidhje me bllokimin e projektit të Superligës Evropiane.

Një gjykatë e Madridit i kishte kërkuar Gjykatës Evropiane të Drejtësisë të merrte parasysh nëse UEFA kishte shkelur apo jo ligjin e BE-së duke bërë së pari të pamundurën për të parandaluar krijimin e Superligës Evropiane.

Kjo gjykatë pastaj i kishe kërkuar të dinte nëse UEFA kishte shkelur apo jo ligjin e BE-së duke ndërmarrë masa disiplinore kundër Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit.

Përkundër 12 klubeve që janë regjistruar fillimisht për projektin, vetëm tre të lartpërmendurat mbeten të përkushtuar ndaj propozimit, me klubet tjera që u tërhiqen me shpejtësi pas zemërimit të tifozëve në të gjithë kontinentin.

Ata që qëndronin pas Superligës Evropiane u ankuan se UEFA dhe FIFA kanë një monopol mbi organizimin e futbollit dhe po kërkonin një zgjidhje të shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat