Diaz në Milan

Futboll

Diaz në Milan

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 19:09
Diaz në Milan

Transferimi i Brahim Diaz në MIlan është pothuajse punë e kryer. Lojtari pritet që të mbërrijë këtë fundjavë në qytetin italian ku fillimisht pritet të nënshkruajë një marrëveshje huazimi dy vjeçare. Nga kjo marrëveshje, Real Madridi pritet që të përfitojë më shumë se katër milionë euro

Çështja e Brahim Diaz në Milano është përfunduar dhe ai pritet të nënshkruajë kontratë dy vjeçare si lojtar i huazuar nga Real Madridi. Krejt çka ka mbetur është që lojtari të arrijë në Milano gjatë këtij vikendi për të kryer testet mjekësore dhe pastaj do t’i bashkohet ekipit të Stefano Piolit në ndeshjet parastërvitore.

Burime pranë gazetës Marca kanë thënë se kjo është një marrëveshje e mirë për të dyja palët, derisa përfituesi më i madh pritet të jetë vetë lojtari. Sipas kësaj media, ai pritet që ta basrtë numrin 10, i cili është i lirë pasi që nga ekipi u largua Hakan Çalhanoglu.

Milan beson që Brahimi do ta zë vendin e tij dhe për këtë e ka kërkuar atë.

Diaz ishte një lojtar i tepër në Real Madrid pasi që ka shumë talente për pozitën e tij, përfshirë: Vinicius, Asensio, Rodrygo, Bale, Isco . Marrëveshja përfshinë që Milan të paguajë katër milionë euro për huazimin dy vjeçar të Diazit, derisa mund ta blejë atë duke deponuar edhe 17 milionë euro të tjera..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat