Vdes ish trajneri i Prishtinës, që i urrente shqiptarët e Kosovës!

Futboll

Vdes ish trajneri i Prishtinës, që i urrente shqiptarët e Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2021 Në ora: 12:40
Vdes ish trajneri i Prishtinës, që i urrente shqiptarët e Kosovës!

Ka ndërruar jetë ish kryetrajneri i Prishtinës (udhëhoqi ekipin vjeshtë 1988 - pranverë 1989), Milan Zhivadinoviq!

Ai ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare siç njoftojnë mediat serbe.

Zhivadinoviq e ka udhëhequr Prishtinën në Ligën e Dytë të ish Jugosllavisë, por që në marsin e vitit 1989 kishte ikur nga aty. 

Image

Zhiva kishte bërë foto para disa viteve me këngëtaren Ceca apo me gruan e kriminelit Arkan

Ai i urrente shqiptarët e Kosovës, ndër ta që ka pasur probleme të mëdha ka qenë edhe Ardian Kozniku. 

Madje ai në një rast ka gënjyer aq fortë kinse në hotel “Bozhur” kanë dashur me ther me thikë!  Zhiva gjithmonë ka folur keq për shqiptarët, sidomos në vitet e fundit ka pasur një urrejtje të pakufishme!

“Mua më janë kërcënuar shqiptarët në atë kohë por unë me shpejtësi i jap shuplakë e ata shukatin!

Më kujtohet që më janë kërcënuar qe do më hedhin nga helikopteri! Mishbërësi i hotelit të mirënjohur “Bozhur” më është sillur rreth kokës dhe më ka thënë te theri, dhe nuk jam frikësuar, i kam thënë hajde qkul… po guxove, të fortë janë vetëm në fjalë”, kështu kishte gënjyer ky i pafytyrë që sot ka ndërruar jetë.

“Zhiva ka qenë në spital që prej 4 korrikut, kur pësoi një goditje në tru dhe pas kësaj bëri një betejë të madhe, por në fund ai nuk mbijetoi”, shkruan "Objektiv".

Raportohet se në atëkohë falë parave që kishte marrë nga KF Prishtina kishte organizuar dasmë dhe ishte martuar.

Kozniku para një kohe ka treguar për problemet me këtë nacionalist të Zvezdës.

“Zhivadinoviqin? Trajner e kam pas kur kam ardhë prej Vëllaznimit, mendjemadh ka qenë, bile kur kemi qenë në përgatitje në Koshutnjak, aty në hotel ishte martuar me  këngëtaren Hanka Palldumin. Bile mu nuk me ka përkrahur dhe unë me një moment dëshiroja që të largohesha nga përgatitjet e KF Prishtina. Por Ibrahim Domi,  shoku im (cimeri im) dhe gjakovari jem, më ndaloj dhe me qetësoj. Bimi (Ibrahimi) me tha:

‘Ardian, mos ja vë mendjen se ky shpejt do të bindet se ti je për Prishtinën’”, kështu ka thënë para një kohe Kozniku për gazetën “Bota sot”.
Zhivadinoviq raportohet se ka pasur lidhje edhe me serbët siç ishin ata të Zhelko Razhnatoviq-Arkan, kriminel, i vrarë në vitin 2000. Zhiva kishte bërë foto para disa viteve me këngëtaren Ceca apo me gruan e  Arkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat