Ballo-Toure përfundon testet mjekësore tek Milani

Futboll

Ballo-Toure përfundon testet mjekësore tek Milani

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 15:33
Fode Ballo-Toure

Mbrojtësi i Monacos, Fode Ballo-Toure është në Milano për të përfunduar testet mjekësore.

Fode Ballo-Toure është në Milano për të përfunduar vizitat mjekësore në klinikën private, “La Madoninna” të Milanit.

Më herët gjatë ditës ishte raportuar nga mediat italiane qe vizitat mjekësore të mbrojtësit ishin anuluar për shkak se ende disa gjëra nuk janë finalizuar ndërmjet klubeve që do të lejonin futbollistin të bënte testet e nevojshme me lirshmëri të plotë.

Sidoqoftë, sipas “SkySport.it”, ai tashmë ndodhet ne Milano dhe është duke i përfunduar testimet mjekësore ku më pas pritet të bëhet lojtar i Milanit.

Ballo-Ture luan pozitën e mbrojtësit të majtë ku kishte shkëlqyer me Monacon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat