Milani do një sulmues të ri

Futboll

Milani do një sulmues të ri

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 18:23
Milani do një sulmues të ri

Vetëm një ditë më parë Paolo Maldini pati deklaruar se dy veteranëve të sulmit (Ibra dhe Zhiru) do t’u shtohej një emër me më pak përvojë.

Shumë më pak përvojë në rastin e Kaio Zhorzh, i cili thuhet se do të jetë goditja e Milanit për vijën e parë. 19-vjeçari luan te Santos, teksa me ekipin aktual ka shënuar 15 gola në 75 prezenca teksa kaq ka mjaftuar për të bindur drejtuesit e “Djallit” se mund të jetë profili i duhur.

Bekimi i transferimit ka gjetur edhe bekimin e Xhefri Monkadas. Ky i fundit, në cilësinë e shefit të zbuluesve të Milanit, ka qënë i pranishëm në Kupën e Botës U17 pikërisht për të monitoruar Kaio Zhorzhin. Vlera e merkatos së tij sot është diçka më tepër se 10 milionë euro, por edhe pse futbollisti në janar do të jetë i lirë, Maldini e Masara do të mundohen ta marrin që tani për të shmangur parakalime në muajt e ardhshëm.

Ky është edhe vullneti i Santosit që kërkon të përfitojë diçka, ndërsa menaxheri i tij preferon të presë deri në dimër për të siguruar një komision më të madh. 182 centimetra i gjatë ai është një sulmues modern qëmund të bëjë pykën, por edhe sulmuesin e dytë.

Driblimet në shpejtësi e sipër janë specialisteti i 19-vjeçarit që në edicionin e kampionatit të fundit brazilian ka shënuar 4 gola në 15 ndeshje, teksa ka gjetur kohë për të dhuruar edhe dy asiste për shokët e skuadrës. Kaio Zhorzh ka mbledhur edhe pak përvojë ndërkombëtare, teksa ka zhvilluar gjashtë ndeshje në Kupën Liberdadores duke shënuar edhe në një rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat