​Giroud flet fjalët e para si lojtar i Milant

Futboll

​Giroud flet fjalët e para si lojtar i Milant

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 18:47
Olivier Giroud

Nënshkrimi i ri i Milanit Olivier Giroud ka deklaruar se ai ndihet krenar që është bashkuar me këtë klub dhe se mezi po pret që ta fillojë aventurën e re në Serie-A.

“Rossonerët” kompletuan nënshkrimin e reprezentuesit francez dhe ish-sulmuesi i Chelseat do të veshë fanellën me numrin 9 në “San Siro” sezonin e ardhshëm.

35-vjeçari mbërriti të enjten dhe kreu vizitat mjekësore të premten, para se të përfundonte transferimin me nënshkrimin e tij.

Milan zyrtarisht njoftoi ardhjen e Giroud në faqen e tyre zyrtare të shtunën dhe Giroud tani u ka dërguar një mesazh tifozëve “Rossonerë”.

"Përshëndetje tifozë të Milanit", shkroi ai në Tëitter. "Unë jam shumë krenar që kam origjinë italiane dhe mezi pres të filloj këtë aventurë emocionuese me ju.”

“Falënderoj Ivan Gazidisin, të cilin e njoh prej kohësh, Paolo Maldinin, Frederic Massaran dhe trajnerin [Stefano] Pioli për mirëseardhjen. Forza Milan. ”, ka shkruar ai.

Giroud, është paraqitur 110 herë për Francën, ka kaluar nëntë sezone në Premier Ligë, pasi ai arriti në Arsenal nga Montpellier në korrik të vitit 2012.

Ai ka shënuar 90 gola në 255 paraqitje në kampionat gjatë periudhës së tij me Arsenalin dhe Chelsean në Angli dhe 39 në 119 ndeshje konkurruese që nga bashkimi me “Blutë” në janar të vitit 2018.

Giroud ka nënshkruar një marrëveshje dy-vjeçare me Milanin deri në qershor të vitit 2023.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat