Milani shkëlqen

Futboll

Milani shkëlqen

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 18:57
Milani shkëlqen

Milani ka shkëlqyer në testin e parë miqësorë në përgatitjet për sezonin e ri, duke mundur thellë 6-0 Pro Seston, që milion në Serinë C italiane.

Pioli hodhi formacionin më të mirë në fushë më lojtarët që ka momentalisht në përbërje me emra si Teo, Romanjoli, Tonali, Benaser e Leao. Në minutën e 19-të të takimit, mesfushori algjerian Benaser kaloi kuqezinjtë në avantazh me një diagonale të bukur nga e majta.

Vetëm 3 minuta më vonë, nga i njëjti pozicion Leao dyfishoi shifrat pas një asisti të Cesare Maldinit, djalit të legjendës Paolo Maldini.

7 minuta nga fundi i pjesës së parë, Kastijeho realizoi golin e tretë për Milanin me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat