Milani shumë afër transferimit të Coutinhos

Futboll

Milani shumë afër transferimit të Coutinhos

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 08:24
Philipe Coutinho

Philipe Coutinho cilësohej si një nga lojtarët më të mirë në Premier League, në kohën kur luante për Liverpool.Megjithatë dëshira e madhe për të qenë pjesë e Barcelonës, çoi në rënie të lirë të karrierës së lojtarit.

Edhe pse braziliani e provoi veten tek skuadra e Bajernit dhe e Barcelonës, për asnjë moment nuk arriti të tregojë formën e tij të mirë.

Transfermarkt ditën e sotme ka publikuar një postim ku thuhet se Milani është shumë pranë transferimit të Coutinho për vlerën 30 milionë euro.

Nëse ky transferim do të finalizohet, Barcelona do të humbte më shumë se 90 milionë euro me Coutinho, i cili u ble për shifrën e 120 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat