​Këto janë çmimet e biletave për ndeshjen mes Prishtinës dhe Connas në “Fadil Vokrri”

Futboll

​Këto janë çmimet e biletave për ndeshjen mes Prishtinës dhe Connas në “Fadil Vokrri”

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

KF Prishtina do të zhvillojë të martën ndeshjen e parë kundër skuadrës nga Uellsi Connas në kuadër të Ligës së Konferencave.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 18:00 dhe do të luhet para tifozëve pasi që është lejuar rikthimi i tyre në 30% të kapacitetit të stadiumit, shkruan KosovaPress.

Kampioni i Superligës së Kosovës tashmë ka publikuar edhe çmimet e biletave për të parë këtë ndeshje.

5 euro do të kushtoja bileta për në tribunën lindore, 3 ajo për tribunën jugore dhe atë veriore kurse 10 euro kushton bileta për ta parë ndeshjen nga tribuna perëndimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat