Giroud synon ta thyejë ‘mallkimin’ e numrit 9

Futboll

Giroud synon ta thyejë ‘mallkimin’ e numrit 9

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Klubi italian Milan ka kompletuar transferimin e Olivier Giroud.

Giroud ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Milanin të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

Sulmuesi ka zgjedhur numrin nëntë në fanellë, dhe e pret punë e vështirë në Itali.

Sipas stastikave që nga largimi i Filippo Inzaghit të gjithë futbollistët që kanë veshur fanellën me numër 9 te ‘Rossonerët’ kanë dështuar.

Ishte fillimisht Alexandre Pato që mori fanellën me numrin ‘9’ dhe nuk shënoi asnjë gol në katër ndeshje të zhvilluara, më pas Alessandro Matri realizoi një gol në 15 ndeshje, Feranando Torres gjithashtu një gol në 10 ndeshje, Mattia Destro tre gola në 15 ndeshje, Luiz Adriano vetëm katër gola në 26 ndeshje.

Pastaj ishte Gianluca Lapadula që realizoi nëntë gola në 27 ndeshje, Andre Silva pati dy gola në 24 ndeshje, Gonzalo Higuain gjashtë gola në 15 ndeshje, Krzystof Piatek katër gola në 18 ndeshje dhe së fundmi Mario Mandzukic që nuk shënoi asnjë gol në 10 ndeshje.

Të gjithë këta futbollistët patën në fanellë numrin 9 dhe asnjëri nuk shkëlque në fushë.

Mbetet të shihet nëse 34-vjeçari do të arrijë ta thyejë ‘mallkimin’ e këtij numri me fanellën e Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat