​“Dita e vendimit” për të ardhmen e Cristiano Ronaldos

Futboll

​“Dita e vendimit” për të ardhmen e Cristiano Ronaldos

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 13:46
Cristiano Ronaldo

E ardhmja e sulmuesit të Juventusit, Cristiano Ronaldo është ende e pasigurt, por super ylli la të kuptohet në “Instagram” se të ardhmen e tij mund ta dimë së shpejti.

Kapiteni i Portugalisë nuk ka zbuluar se çfarë pret e ardhmja për të dhe Juventusin, të cilët po presin kthimin e tij në “Alllianz Stadium” këtë muaj.

Zëvendëspresidenti i Juventusit Pavel Nedved siguroi një tifoz jashtë qendrës stërvitore “Continassa” se Ronaldo do të mbërrinte së shpejti, por operacionet e “Bianconerëve” në tregun e transferimeve varen nga e ardhmja e superyllit, përcjellë KosovaPress.

“Tuttomercatoëeb” raporton se agjenti i tij Jorge Mendes do të takohet me Juventusin sot dhe Ronaldo postoi një foto pranë një makine Rolls Royce, me mbishkrimin: 'Dita e Vendimit'.

36-vjeçari fitoi Këpucën e Artë në Euro 2020 me pesë gola në katër ndeshje dhe vazhdon të shënojë gola në nivelin më të lartë.

Ronaldo arriti në Juventus në korrik të vitit 2018 dhe ka shënuar 101 gola në 133 ndeshje me “Zonjën e Vjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat