Juventus, ja kur do të zbulohet e vërteta për CR7

Futboll

Juventus, ja kur do të zbulohet e vërteta për CR7

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 09:21
Cristiano Ronaldo

Një javë për të njohur të vërtetën për të ardhmen e Cristiano Ronaldo.

25 korrikun e ardhshëm, fenomeni portugez pritet të grumbullohet me Juventus-in. Çfarë do të bëjë CR7? Do të qëndrojë akoma edhe një vit deri në skadencën e kontratës, apo do të largohet para kohe?

Sipas Corriere dello Sport, këtë javë pritet të zhvillohet një takim mes Juventus dhe Jorge Mendes.

Në rast se Mendes do të paraqitet me një ofertë, Juventus nuk do të ishte kundër largimit të Ronaldo-s, por nuk ka asnjë ofertë deri më sot.

E vetmja rrugë që mbetet është ajo që çon në Paris.

Në rast të largimit të Mbappe, sheiku Al-Khelaifi mund të hidhet në sulm për CR7, kampion që edhe për sa i takon imazhit do t’i pëlqente shumë pronarëve nga Katari, në pritje të Botëror 2022 që do të zhvillohen pikërisht në Katar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat