“Jam shumë i ngazëllyer për një aventurë të re te Barcelona”

Futboll

“Jam shumë i ngazëllyer për një aventurë të re te Barcelona”

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 18:02
Memphis Depay

Memphis Depay ka mbërritur zyrtarisht në Barcelonë përpara seancës së tij të parë stërvitore të martën në mëngjes deri sa ai ka konfirmuar se është shumë i ngazëllyer për një aventurë të re.

Holandezi  ka kaluar të blaugranët si lojtari i lirë dhe klubit të tij të vjetër nuk iu është mundësuar një pagesë për kartonin e lojtarit pasi kontrata e tij me Lyon kishte skaduar.

Pasi mbërriti në Barcelonë, ish-lojtari i Manchester United u prezantua me tifozët.

“Përshëndetje djema, është Memphis, unë sapo erdha në Barcelonë dhe jam shumë i ngazëllyer për një sfidë të re, një aventurë të re dhe shpresoj t’ju shoh së shpejti në stadium,” deklaroi Memphis, raporton Marca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat