​Dështon miqësorja ndërmjet Juventusit dhe Milanit

Futboll

​Dështon miqësorja ndërmjet Juventusit dhe Milanit

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Miqësorja e planifikuar ndërmjet Milanit dhe Juventusit më 24 korrik është anuluar, pasi në vend të kësaj “Rossonerët” do të përballen me Modenan.

Të dy gjigantët e Serie A pritej të përballeshin vetëm disa javë para se të fillonte sezoni 2021-22, në fundjavën e 22 gushtit.

Sidoqoftë, klubet nuk e gjetën gjuhën e përbashkët për disa çështje logjistike, si vendi dhe koha e zhvillimit të ndeshjes dhe sot u njoftua se loja nuk do të zhvillohet.

Milani i Stefano Piolit në vend të kësaj do të luajë me Modenën në terrenin stërvitor në “Milanello” më 24 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat