Bayerni vendos çmimin e kampionit

Futboll

Bayerni vendos çmimin e kampionit

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 21:40
Corentin Tolisso

Corentin Tolisso nuk bën pjesë në planet e Julian Nagelsmann. Mesfushori francez nuk ia ka dalë të kthehet një titullar të padiskutueshëm te bavarezët, teksa për keq kanë ndikuar edhe problemet e shumta fizike.

Gjithsesi, 26-vjeçari pëlqehet në Serie A. Juventusi dhe Napoli e shohin si përforcimin e duhur për repartin e mesit të fushës.

Kampioni i botës me Francën, ndodhet në merkato dhe Bayerni po tenton të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij.

L’Equipe shkruan se dy klubeve italiane u është bërë e qartë: për të siguruar Tolisson nevojiten 20 milion euro dhe asnjë cent më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat