Tifozët ultras: Hysaj është krimb

Futboll

Tifozët ultras: Hysaj është krimb

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 00:38
Tifozët ultras të Lazios

Tifozët ultras të Lazios e kanë quajtur Elseid Hysajn krimb, pasi ai këndoi një këngë anti-fashiste, duke deklaruar me krenari se klubi i tyre është “fashist”.

Turma nuk po qetësohet, pavarësisht se pamjet janë fshirë nga rrjetet sociale dhe klubi ka dale me një deklaratë duke kërkuar nga të gjithë që të mos i politizojnë lojtarët e tyre.

Hysaj iu bashkua ritualit tradicional të klubit dhe u ngrit në darkë për ta kënduar një këngë para bashkëlojtarëve.

Ai vendosi të këndonte këngën “Bella Ciao”, që në Itali njihet si himni i partizanëve që luftuan regjimin e Benito Mussolinit në vitet 1940-ta.

Një baner i vendosur nga ultrasit e Lazios u paraqit në brigjet e Romës këtë mbrëmje me mbishkrimin: Hysaj është krim, Lazio është fashiste.

“Historikisht, tifozët tanë kanë qenë e djathtë ekstreme dhe e them me krenari. Dikush ta këndojë Bella Ciao me fanellën e Lazios është çmenduri. Hyaj ishte gabim, nuk ka arsyetime” – u shpreh Franco Costantino, një nga liderët e tifozëve të Lazios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat