Tomori: Milani ambicioz

Futboll

Tomori: Milani ambicioz

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 11:29
Tomori: Milani ambicioz

Pas gjashtë muajsh në një nivel të lartë me 22 ndeshje dhe një gol ndaj Juves, Maldini dhe Massara e blenë nga Çelsi për 28 milionë euro. Nga ana e tij, Fikajo Tomori është gati të përsëritet, e jo vetëm në kampionat, por edhe në Europë, siç ka deklaruar në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

Si kanë qenë këto muaj të parë te Milani?

Një ndjesi e mirë. Në çdo punë nëse kushdo që keni pranë është i lumtur që ju ka me vete, atëherë ndiheni pjesë e ekipit, e grupit të cilit i përkisni. Ndjej besimin e të gjithëve dhe kjo më bën të besoj te vetja, duke më lejuar të luaj sa më mirë dhe të kem motivime të mëtejshme.

Sa e rëndësishme është mbrojtja për një skuadër?

Si mbrojtës, gjithmonë dua të mbaj portën e paprekur. Kjo rrit shanset e ekipit për të fituar ndeshje dhe në fund të sezonit të kaluar pesë takimet që e mbajtëm portën të paprekur na ndihmuan të arrijmë në Champions dhe të përfundojmë në vendin e dytë. Në sulm gjithnjë mund të shënojmë gola e në fakt kështu shkoi ndaj edhe ne arritëm të kualifikohemi.

Si kanë qenë përgatitjet e sivjetshme?

Kam qenë në huazim në vitet e fundit dhe shpesh në fillim të sezonit nuk e kam pasur të lehtë. Të jesh në gjendje të fillosh përgatitjen së bashku me ekipin dhe me një situatë të qëndrueshme, sigurisht që do të jetë një avantazh. Siç e përmenda këtu, ndihem mirë dhe mezi pres të filloj.

Ju kujtohet goli i sezonit të kaluar kundër Juves?

Gjatë pushimeve në Londër, ku ka disa tifozë italianë dhe të Milanit, disa më komplimentuan për golin tim ndaj Juventusit. Është diçka për të cilën shpesh mendoj, ishte goli im i parë me Milanin dhe për më tepër kundër Juventusit.

Tashmë te Milani do të keni Zhirunë. Cili është opinioni juaj?

Olivie është një djalë i mirë, i cili ndihmon dhe inkurajon të gjithë, që nga më i riu e gjithë të tjerët. Ai është një djalë që di të qaset në grup, një profesionist i vërtetë dhe të gjithë ia njohin cilësitë. Të mos harrojmë se sapo ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës, ka luajtur me ekipin kombëtar francez për një kohë shumë të gjatë dhe gjithashtu ka fituar kampionatin në Francë. Ka fituar shumë dhe të kesh dikë si ai në ekip është fantastike.

Do t’ju ndihmojë shumë edhe në Champions apo jo?

Europa më emocionon. Milani ka një traditë të madhe në këtë kompeticion. Ekziston një marrëdhënie e veçantë mes Milanit dhe Ligës së Kampionëve dhe mezi pres të luaj në një “San Siro” plot tifozë, diçka që për fat të keq ende nuk kam qenë në gjendje ta përjetoj. Gjatë pushimeve shumë njerëz më thanë se sa i plotë është “San Siro” në një mbrëmje të Champions-it. As e mendoja se do ta përjetoja një ditë. Uroj të ndodhë së shpejti dhe se sezoni i Milanit të jetë pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat