Alaba: Zgjodha Realin për t’u rritur si futbollist

Futboll

Alaba: Zgjodha Realin për t’u rritur si futbollist

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 16:58
Alaba: Zgjodha Realin për t’u rritur si futbollist

Real Madridi e ka shpalosur sot David Alaban si lojtarin e vet më të ri, gati dy muaj pasi arriti marrëveshje me të. Mbrojtësi austriak e ka zgjedhur numrin 4 në fanellën e tij, të cilin deri sot e mbajti Sergio Ramos.

Austriaku u prezantua si lojtar i ri i Real Madridit të mërkurën në Valdebabas.

Ish-ylli i Italisë tallet me anglezët: Ku mund ta nënshkruaj peticionin për përsëritjen e finales?

Alaba e zgjodhi numrin 4 në fanellë, i cili u bart me përgjegjësi të madhe nga ish-kapiteni Sergio Ramos deri në sezonin e kaluar, por ai zbuloi disa hollësi interesante gjatë prezantimit.

Ramosi u largua nga Madridi këtë verë dhe iu bashkua Paris Saint-Germainit në Ligue 1. Alaba tregoi në konferencën e prezantimit se i ishte thënë nga klubi se numri 4 ishte i vetmi në dispozicion për ta zgjedhur. 

“Kjo është një ëndërr e realizuar. Reali është klubi më i madh në botë, di të them që mezi po pres të luaj”, u shpreh ai.

“Numri i Sergio Ramos? Nuk kisha shumë alternativa, ma propozuan të merrja numrin 4, ama e di se çfarë përfaqëson ky numër te Real Madrid. Ai ka qenë këtu për një dekadë dhe është shndërruar në legjendë me këtë numër. Të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë.

Më thanë dje se ishte numri i vetëm në dispozicion dhe nuk doja të flisja me lojtarë të tjerë për të parë nëse ata do të më jepnin numrin e tyre.

E kam thënë shpesh, por do ta përsërisë; nuk jam këtu për ta krahasuar veten me të tjerët. Dua të tregoj pikat e forta dhe të vazhdoj të jem David Alaba”.

“Zgjodha Realin për t’u rritur si futbollist dhe si njeri. Kisha shumë oferta, por kjo ishte sfida që kërkoja”, shtoi Alaba mes tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat