Spanjë në këmbë për shqiptarin

Futboll

Spanjë në këmbë për shqiptarin

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 11:23
Spanjë në këmbë për shqiptarin

Mediat spanjolle kanë pasur në kryeqendër të vëmendjes Rey Manaj.

Tre golat e futbollistit shqiptar kanë rrëmbyer vëmendjen e mediave të njohur në këtë vend, teksa sulmuesi arriti të mposhte i vetëm Gimnastica-n. Përpara syve të Laportës dhe Koeman, paraqitja e Manajt ishte mbreslënëse.

Por si është komentuar në mediat spanjolle? “Mundo Deportivo” është hapur me fotografinë e festës së sulmuesit shqiptar: “O’Rey Manaj”. Nga krahu tjetër “AS” ka luajtur me emrin e Manajt, Rey, që në gjuhën spanjolle do të thotë mbret.

“Manaj është mbret”. Akoma edhe më i bukur është titulli i vendosur nga “Diario Ole”: “Golat e Barcelonës pa Mesin, por me një “mbret” të ri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat