Sonte zbresin në fushë shtatë skuadra shqiptare

Futboll

Sonte zbresin në fushë shtatë skuadra shqiptare

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 11:33
Sonte zbresin në fushë shtatë skuadra shqiptare

Shtatë skuadra shqiptare në fushë në Ligën e Konferencës, spikat ndeshja Basel – Partizani
Sot do të zbresin në fushën e blertë, shtatë skuadra shqiptare që do të luajnë ndeshjet e tyre të para në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Në orën 19:00, do të zbresë në kampionia e Shqipërisë, Teuta e cila do të sfidojë në stadiumin “Niko Dovana” skuadrën nga Andorra, Inter Escaldes.

Në të njëjtën orë do të luajë Vllaznia në transfertën e Limasolit në Qipro ndaj AEL-it, ku shkodranët do të kenë një sfidë tepër të vështirë.

Në të njëjtin orar në 19:00, Laçi do të luajë në stadiumin “Elbasan Arena” ndaj Universitatea Kraiovas ku do të synojnë që në ndeshjen e parë ndaj një kundërshtari të fortë siç janë rumunët.

Në orën 19:00 e ka radhën dhe skuadra e Shkëndijës së Tetovës për të luajtur takimin e saj në transfertë ndaj Rigës.

Në orën 20:00, Shkupi do të ndeshet në shtëpi ndaj Santa Claras.

Në orën 20:15 do të luhet supersfida, Basel-Partizani ku të kuqtë e Ilir Dajës do të masin forcat ndaj një kundërshtari të fortë dhe me eksperiencë në arenën ndërkombëtare siç janë zviceranët e Bazelit.

Drita do të luajë ndaj Feynoordit në një ndeshje tepër të vështirë siç janë holandezët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat