Vllaznia do të përballet ndaj AEL Limasolit

Futboll

Vllaznia do të përballet ndaj AEL Limasolit

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 13:31
Vllaznia do të përballet ndaj AEL Limasolit

Vllaznia do të përballet ndaj AEL Limasolit në shtëpinë e këtyre të fundit, e vlefshme për ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Një lajm i madh vjen për të gjithë tifozët shkodranë ku do të kenë mundësinë për të parë ekipin e tyre të zemrës në “SuperSport” ku kanë fituar të drejtën e tyre të transmetimit.

Kjo ndeshje shihet tepër e rëndësishme për kuqeblutë ku dëshirojnë me çdo kusht fitoren që në takimin e parë ndaj një kundërshtari jo të lehtë si AEL Limasol.

Vllaznia vjen në këtë ndeshje pas kualifikimit ndaj Shiroki Brijeg ku arriti të triumfonte në stadiumin “Loro Boriçi” me rezultatin 3-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat