Istogu largon disa lojtarë

Futboll

Istogu largon disa lojtarë

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 14:00
Istogu largon disa lojtarë

Istogu largon disa futbollistë. Drejtuesit e kësaj skuadre konfirmojnë edhe emrat e lojtarëve të larguar. 

“Faleminderit Fatmir, Florent, Dylan, Olivier!

Fatmir Rexhaj, Florent Rexhaj, Dylan Effa dhe Yoan Olivier tashmë edhe zyrtarisht janë larguar nga Istogu.

Mbrojtësi Fatmir Rexhaj ishte pjesë e Istogut në dy vitet e fundit,  tashmë ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë tek Trepça '89 nga Mitrovica.

Florent Rexhaj ishte pjesë e Istogut në tri vitet e fundit, tashmë ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë tek klubi Onix Banja.
Dylan Effa ka qenë për një vit i huazuar tek Istogu nga skuadra e Ballkanit, tashmë i ka përfunduar huazimi dhe është rikthyer në klubin e tij.

Yoan Olivier ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë tek skuadra e Malishevës.

Të gjithë këta futbollistë i falënderojmë për kontributin e dhënë ndër vite për fanelën e Istogut. 
FC 'Istogu' i uron suksese të katër futbollistëve në aventurat e reja të tyre”, njofton FC Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat