Pedri i mërzitur

Futboll

Pedri i mërzitur

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 18:00
Pedri i mërzitur

Spanjollët janë favoritët kryesorë për të fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike.

Organika e tyre është pasur me emra futbollistë shumë të njohur si Asensio, Olmo, Oyarzabal, Ceballos dhe Pedri. Por në ndeshjen e parë kanë zhgënjyer kundër Egjiptit pasi nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola.

Vetë fotografia e Pedrit i tregon të gjitha se çfarë nuk shkon te Spanja në këto Lojëra Olimpike. Futbollisti 18-vjeçar është para tërësisht i mërzitur në momentin e himnit dhe nuk e kupton ende arsyen se përse gjendet në këtë kompeticion.

Barcelona bëri gjithçka që Pedri të mos merrte pjesë, por te Kombëtarja nuk e dëgjuan. Qartësisht te katalanasit i frikësoheshin dëmtimit të lojtarit teksa po afron nisja e kampionatit në La Liga, pa harruar edhe dëshirën e ulët të lojtarit për të marrë pjesë në futbollin e Lojërave Olimpike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat