Skuadra shqiptare trondit rumunët

Futboll

Skuadra shqiptare trondit rumunët

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 21:04
Skuadra shqiptare trondit rumunët

Paraiqtje dinjitoze e Laçit! Kurbinasit e Shpëtim Duros, arritën të triumfonin me rezultatin 1:0 në përballjen e parë ndaj skuadrës rumune Universitateas Krajova, falë golit të realizuar nga sulmuesi Zarubica në minutën e 35-të.

Bardhezinjtë pretenduan edhe për një penallti në minutën e 78-të pas rrëzimit të Guindos brenda zonës, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

Në sfidën e kthimit që do të zhvillohet pas 1 jave në Rumani, kurbinasit iu mbetet për detyrë të menaxhojnë këtë triumf, për të kaluar në turin e tretë ku i pret Anderlehti.

Do të ishte historike për historinë e klubit bardheblu nëse kalon në turin e tretë…

LAÇI-KRAJOVA 1-0

Zarubica 35′ .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat