Shqiptari nga Kosova, si i çmendur me tre gola shkatërron sllovenët në Evropë

Futboll

Shqiptari nga Kosova, si i çmendur me tre gola shkatërron sllovenët në Evropë

Nga: Kemajl Goca Më: 22 korrik 2021 Në ora: 21:47
Selmani feston gjatë ndeshjes, foto EPA

Futbollisti nga Kosova, Astrit Selmani, është në formë më mirë.

Selmani është shënues i trefishtë dhe kreator i fitores së skuadrës suedeze Hammarby, me rezultat 3:1 kundër Mariborit nga Sllovenia, në takimin e parë kualifikues të rrethit të dytë të Conference League në futboll. 

Selmani si i çmendur, shënon het-trik në minutën e 55-të, 64' e 87’ - nga penalltia. Selmani është lojtar i ndeshjes, i cili u zëvendësua në minutën e 90+2.

Ndeshja e kthimit luhet me 29 korrik në Maribor, Hammarby ka një epërsi të mirë.

Hammarby - Maribor 3:1 (0:0)

Shikues: 7.800.
Shënues: Selmani 55., 64., 87 – nga penalltia - Zhugelj 60.
Hammarby: Dovin, Poulsen, Ouattara (82./Sher), Fjoluson, Jeahze, Fenger, Bojaniq (69./Swedberg), Rodiq (92./Mendes), Amoo (82./Loue), Ludwigson, Selmani (92./Erabi).
Maribor: Jug, Milec, Martinoviq, Voloder, Koderman (68./Sikoshek), Vrhovec, Pihler, Repas, Zhugelj (68./Shturm), Kotnik (56./Kronaveter), Alvir (89./Maher).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat