Agim Ademi: Uroj Dritën për lojën shumë të mirë të shfaqur kundër gjigantit holandez

Futboll

Agim Ademi: Uroj Dritën për lojën shumë të mirë të shfaqur kundër gjigantit holandez

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 23:49
Agim Ademi: Uroj Dritën për lojën shumë të mirë të shfaqur kundër gjigantit holandez

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përgëzon Dritën nga Gjilani, për barazimin (0:0) me Feyenoordin nga Roterdami i Holandës, në takimin e parë të rrethit të dytë kualifikues të Conference League.

“Sonte dua të uroj Dritën për lojën shumë të mirë dhe për angazhimin maksimal të shfaqur kundër gjigantit holandez, Feyenoord. 

Barazimi 0:0 kundër një klubi të tillë është një sukses për Dritën dhe për futbollin tonë, edhe pse realisht rezultati baras nuk sjellë ndonjë siguri të madhe për ndeshjen e kthimit. 

Gjithsesi të luash kaq mirë si teknikisht ashtu edhe taktikisht ndaj skuadrave të tilla gjigante pa dyshim ka vend për urime, andaj me këtë rast përgëzoj trajnerin e po ashtu edhe futbollistët për lojën e sotme. 

Gjithashtu, falënderoj edhe tifozët për atmosferën e krijuar dhe të gjithë ata që ndihmuan në organizimin e kësaj ndeshje.

Vazhdimësia e lojërave të tilla cilësore po tregon se liga e Kosovës po vjen në nivelin ku ka e vendin dhe po dëshmohet se kemi futboll cilësor. 

Uroj tifozët e Dritës dhe të gjithë dashamirët e futbollit!

Shpresoj se edhe në ndeshjen e kthimit në Roterdam do të na prezantoni denjësisht!

Urime Drita!”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat