Rui Patricio: Është nder për mua të jem tek Roma

Futboll

Rui Patricio: Është nder për mua të jem tek Roma

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 16:16
Rui Patricio

Transferimi më i ri i Romës, Rui Patricio ka folur për herë të parë si lojtar “Giallorossi”.

Patricio u transferua më herët gjatë muajit nga skuadra angleze, Wolverhampton Wandereres ku pati paraqitje të mira me Kombëtaren e Portugalisë në “Euro 2020”.

Ai u prezantua si transferimi më i ri i Romës sot në konferencën për shtyp.

“Jam shumë krenar që më thirri Roma, të gjithë e dinë historinë e këtij klubi fantastik”, tha ai.

“Jam këtu për ta ndihmuar klubin të fitojë dhe të arrijë objektivat e tij, nga ana ime premtoj për angazhim maksimal dhe ambientim sa më të shpejtë me futbollin italian”, shtoi ai.

“Ndihem mirë, njerëzit më kanë pritur mirë këtu. Natyrisht jam i motivuar dhe po stërvitem që disa ditë me skaudrën dhe po mësoj gjërat që dëshiron stafi të bëj, motivimi është i madh dhe është normale kur shkoni në një skuadër tjetër, ju gjithmonë dëshironi të jepni më të mirën”, tha Patricio.

“Është e vërtetë që kur pranova të vija tek Roma ishte historia e skuadrës, por edhe trajneri. E njihja atë më herë dhe lirisht mund të them që është një nder të jem nën urdhërat e Jose Mourinhos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat