“Së pari erdha prej Romës, natyrisht më joshi edhe Mourinho”

Futboll

“Së pari erdha prej Romës, natyrisht më joshi edhe Mourinho”

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 16:43
Pinto dhe Rui Patricio

Është dita e Rui Patricio. Portieri portugez, i blerë nga Wolverhampton për 11.5 milionë euro, plus bonuse, u prezantua sot në një konferencë për shtyp.

Çfarë ju shtyu të vini në Romë? A mendoni se ky është një projekt fitues me Mourinhon?
Unë jam shumë krenar për interesin e Romës, të gjithë e dinë madhështinë e këtij klubi, që lufton për tituj gjithmonë. Është krenari e madhe të jem këtu, dua të jap kontributin tim për të arritur objektivat.

A ju treguan për problemin e portierit te Roma? Kur mendoni se jeni gati për debutimin?
Të gjithë lojtarët, kur shkojnë në një klub të ri, përpiqen të bëjnë më të mirën e tyre dhe të përmbushin pritshmëritë. Kam arritur këtu shumë i motivuar, i etur për të punuar dhe rritur çdo ditë. Jam duke u përshtatur me idetë e ekipit, po integrohem. Ndihem mirë, i motivuar dhe dua të ndihmoj ekipin.

Mourinho pëlqen ndërtimin e lojës nga poshtë-lart?
Për një portier është e rëndësishme të punojë në çdo aspekt. Unë luaj mirë me këmbë, por jo vetëm. Është e rëndësishme të kuptoni idetë e trajnerit, vlen për të gjithë lojtarët. Sa më shpejt të kuptohen indikacionet, aq më mirë për një portier. Duhet të punoj për gjithçka.

Sa i rëndësishëm ishte Mourinho në ardhjen tuaj te Roma?
Kur pranova të vija këtu, ishte për shkak të rëndësisë së klubit, por gjithashtu sepse e dija se cili ishte trajneri. Një trajner që unë dëshiroja.

Si po kalojnë ditët e para në Trigoria?
Ditët e para shkuan shumë mirë, u prita shumë ngrohtë nga bashkëlojtarët.

Çfarë indikacionesh ju dha Mourinho? Sa i rëndësishëm është aspekti i komunikimit midis portierit dhe vijës mbrojtëse?
Unë kam vetëm pesë ditë këtu, nuk kemi folur shumë për taktikat. Komunikimi është shumë i rëndësishëm, unë tashmë po mësoj shpejt fjalët kyçe për t’i dhënë udhëzime mbrojtjes dhe për të gjetur marrëveshjen e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat