Jack Grealish arrin marrëveshje personale me Manchester Cityn

Futboll

Jack Grealish arrin marrëveshje personale me Manchester Cityn

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 18:06
Jack Grealish

Mesfushori Jack Grealish po kërkohet me ngulm nga gjiganti anglez.

Sipas “Football Insider”, Man City po synon me çdo kusht transferimin e Grealish gjatë afatit kalimtar të verës.

Raportohet se mesfushori tashmë ka arritur akord me drejtuesit e ‘Citizens’, ndërsa tani ka mbetur vetëm marrëveshja mes dy klubeve.

Kampioni i Anglisë është i gatshëm të shpenzojë mbi 100 milionë euro për yllin anglez, por drejtuesit e Aston Villas nuk dëshirojnë largimin e futbollistit të tyre.

Ekipi i Pep Guardiolas nuk e ka ndërmend të dorëzohet dhe do të synojë deri në fund të merkatos transferimin e tij dhe të Harry Kane, që të krijoj skuadër kompetitive për të synuar trofeun e Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat