Solskjaer me fjalë të mëdha për Sanchon

Futboll

Solskjaer me fjalë të mëdha për Sanchon

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 18:59
Jadon Sancho

Ole Gunnar Solskjaer e donte me çdo kusht në skuadër Jadon Sancho. Drejtuesit e Manchester United ia plotësuan dëshirën, shpenzuan 85 milion euro dhe 21-vjeçari do të luajë në “Old Trafford” në pesë sezonet e ardhshme.

Trajneri norvegjez nuk e fsheh lumturinë e tij në ditën e prezantimit të sulmuesit të djathtë. “Jadon mishëron llojin e futbollistit që unë dëshiroj të përfshij në skuadrën time. Mezi po presim që të bashkohet me ne në fushë.

Për të flasin rekordet e golave dhe asisteve. Jadon do t’i sjellë ekipit ritëm të jashtëzakonshëm, dhunti dhe kreativitet. ‘Old Trafford’ do i japë mundësinë të shprehë talentin që zotëron dhe të përformojë në nivele të larta.

Ai është një lojtar që ka arritur shumë nëse llogarisim moshën që ka. Pati guximin të shkojë dhe të provojë veten jashtë Anglisë. Po përgatitemi për sezonin e ri dhe po presim me padurim t’i dhurojmë mirëseardhjen në ekipin tonë“, deklaroi Solskjaer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat