Ademi: Fadil Vokrri ishte mbret i fushës së gjelbër

Futboll

Ademi: Fadil Vokrri ishte mbret i fushës së gjelbër

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 19:02
Ademi: Fadil Vokrri ishte mbret i fushës së gjelbër

Para pak çastesh në stadiumin e Prishtinës është bërë inaugurimi i shtatores së ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit.

Në këtë ceremoni, presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi u shpreh se Vokrri ishte mbret i fushës së gjelbër.

“Këtu sot jemi për ta zbuluar këtë shtatore, me Fadilin tek gjithsecili prej nesh. Fadil Vokrri ishte mbreti i fushës se gjelbër siç e quajnë gjithë, por edhe ishte pronari i tavolinës së tij sepse ka qenë ai i cili ishte si një ombrellë për shokët e tij”, u shpreh Ademi.

Menjëherë pas ceromonisë së zbulimit te shtatores, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore.

Aty do do të përballën veteranët e Kosovës dhe te Shqipërisë edhe po ashtu edhe skuadra Prishtina 1991 dhe Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat