Sancho flet si futbollist i Manchester United

Futboll

Sancho flet si futbollist i Manchester United

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 20:12
Jadon Sancho

Jadon Sancho është futbollisti më i ri i Manchester United.

Manchester United dhe Dortmund kanë arritur marrëveshje për transferimin e anglezit për 85 milionë euro.

Futbollisti është shprehur shumë i lumtur me kalimin tek United.

“Mundësia për t’u bashkuar me Manchester United është një ëndërr e realizuar për mua, mezi pres të përformoj në Premier League”, tha ai.

“Kjo është një skuadër e re dhe emocionuese dhe unë e di, së bashku, ne mund të zhvillohemi në diçka të veçantë për të sjellë suksesin që meritojnë tifozët. Unë jam duke pritur të punoj me trajnerin dhe stafin e tij për të zhvilluar edhe më tej lojën time”, përfundoi Jadon Sancho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat