Kryeministri Kurti: Kur Fadili hynte në 16 metërsh bëhej gol ose penallti

Futboll

Kryeministri Kurti: Kur Fadili hynte në 16 metërsh bëhej gol ose penallti

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 22:43
Kryeministri Kurti: Kur Fadili hynte në 16 metërsh bëhej gol ose penallti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në zbulimin e shtatores së legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

Në fjalën e tij, ai tha se për të është thënë shumë qysh kur u nda nga jeta, prandaj ai deshi që të flasë për të nga kujtimet e tij personale.

“Dua të flas siç e njoh dhe e mbaj mend unë.

Një karrierë brilante në dy forma. Fillimisht, Fadilin e njogim si futbollist të talentuar e të suksesshëm që përgjatë viteve të 80-ta preku majat e suksesit në sport. Në po atë periudhë Fadili ishte krenaria e gjithë Kosovës. Atëherë kur në Kosovë ishin gjërat shumë të vështira, Fadili u shpall futbollisti më i mirë në Jugosllavi”.

“Kur e merrte topin afër 16 metërshit i gjithë stadiumi ishte në këmbë e kur shënonte të gjithë ishin në ajër. Kjo shtatore këtu është ai momenti kur Fadil Vokrri e merrte topin në 16 metërsh në shikimin drejt lojtarëve që do t’i driblonte dhe kur ai hynte në 16 metërsh bëhej o gol o penalti”.

Kurti tha se shtatorja e tij do të kthehet në vendtakim të sportistëve të rinj kosovarë dhe do të jenë një pikë vizitimi për ata të huajt.

Kurti ka vlerësuar lart kontributin e Vokrrit që dha për futbollin e Kosovës.

“Nëse gjeneratat e reja s’e mbajnë mend si futbollist, atë e mbajnë mend si iniciues i betejave të Federatës së Kosovës për pranim në UEFA dhe FIFA. Futbolli sot po na përfaqëson në mënyrën më të mirë të mundshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat