Milani interesohet për Ziyech

Futboll

Milani interesohet për Ziyech

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 23:39
Hakim Ziyech

Gjiganti italian dëshiron transferimin e Hakim Ziyech.

Sipas ‘Calcio Mercato’, Milan po synon transferimin e Ziyech gjatë afatit kalimtar të verës.

‘Rossonerët’ dëshirojnë transferimin e mesfushorit në formë huazimin për një sezon me opsion blerje.

Klubi italian e sheh futbollistin e Chelseas si zëvendësues ideal të Hakan Çalhanoglut që u largua si futbollist i lirë në drejtim të Interit.

Në anën tjetër raportohet se 28-vjeçari dëshiron të shikoj fillimisht nëse bënë pjesë në planet e trajnerit të tij Thomas Tuchel më pas të vendosë për të ardhmen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat