Futbollisti kroat viziton shtëpinë që u shkatërrua nga lufta

Futboll

Futbollisti kroat viziton shtëpinë që u shkatërrua nga lufta

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 09:03
Futbollisti kroat viziton shtëpinë që u shkatërrua nga lufta

Mesfushori kroat, Luka Modriç dhe pse një yll futbolli fsheh një histori të dhimbshme të rritjes të tij profesionale nga fëmijëria deri tek roli i liderit në Madrid.

Ditën e djeshme, Modriç ka vizituar shtëpinë e tij të vjetër në Kroaci, që u shkatërrua nga lufta me serbët në vitet 1991-1995.

Lufta u quajt “Lufta e Kroatëve për Liri” e cila shkatërroi ekonominë e vendit dhe gjithashtu u vranë 8695 ushtarë kroatë dhe 6322 civilë të pafajshëm.

Kjo është një ndër luftërat më të ashpra në Evropë duke shënuar dhe një ndër numrat më të mëdhenj të popullsisë civile të vrarë.

Kjo nuk e pengoi, Luka Modriç të bëhet një yll duke kulmuar me fitimin e “Topit të Artë” në vitin 2018. Fotoja është bërë virale duke marrë shumë komente mbështetës nga fansat në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat