Real Madridi është shumë i interesuar të sigurojë shërbimet e 22-vjeçarit

Futboll

Real Madridi është shumë i interesuar të sigurojë shërbimet e 22-vjeçarit

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 10:19
Real Madridi është shumë i interesuar të sigurojë shërbimet e 22-vjeçarit

Sulmuesit francez, Mbappe, i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e tij me PSG dhe tashmë e ka informuar klubin e tij se nuk dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje të re.

Real Madridi është shumë i interesuar të sigurojë shërbimet e 22-vjeçarit, ose këtë verë ose sezonin e ardhshëm kur Mbappe të mund të transferohet në Santiago Bernabeu me zero euro.

Sipas Il Corriere dello Sport, PSG mund të shesë Mbappen për 160 milionë euro këtë verë, duke zëvendësuar fituesin e Kupës së Botës me Francën 2018 me Cristiano Ronaldo-n.

Ylli portugez pritet të kthehet nga pushimet të dielën dhe të fillojë përgatitjet para-sezonale me Juventuin të hënën.

Kontrata e tij me Juventusin skadon në qershor të 2022 dhe megjithëse agjenti i tij Jorge Mendes është përpjekur ta ofrojë atë në klube të tjera të mëdha evropiane, ai nuk ka gjetur ndonjë pretendentë të gatshëm të paguajë rrogën e klientit të tij prej 31 milionë euro në vit.

PSG duket se është destinacioni i vetëm i mundshëm për Ronaldon nëse Mbappe bashkohet me Real Madridin.

Sipas Il Corriere della Sera, Il Corriere dello Sport dhe Tuttosport, ylli portugez thuhet se do të transferohet në Paris në një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Mauro Icardi.

Gabriel Jesus i Manchester Cityt është gjithashtu duke u monitoruar nga Bianconerët, të cilët i kanë dhënë fjalën lojtarit.

Skuadra e Pep Guardiolas e vlerëson Gabriel Jesusin rreth 50-60 milionë euro, ndërsa Juventusi dëshiron të nënshkruajë lojtarin në një hua dy-vjeçare me mundësi ose detyrim blerje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat