Ankth tek Tirana

Futboll

Ankth tek Tirana

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 10:56
Ankth tek Tirana

Filip Najdovski është problemi kryesor i Tiranës. Lojtari është dëmtuar dy ditë më parë në stërvitje.

Më saktë, lojtari ka pasur një problem në gju, ndërsa ka vënë në alarm stafin e Tiranës. Lojtarit i është bërë një rezonancë magnetike në gju.

Pritet me padurim përgjigjja, ndërsa bardheblutë shpresojnë që gjërat të shkojnë mirë për mbrojtësin. Nëse shihet një dëmtim serioz, Tiranës i duhet me doemos një mbrojtës tjetër.

Kujtojmë që Najdovski është një nga lojtarët titullarë të bardhebluve. Ai ka një sezon te Tirana dhe paraqitja ka qenë shumë e mirë si në Europë, por edhe në ndeshjet e kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat