Refuzoi 8 milion euro nga Milani

Futboll

Refuzoi 8 milion euro nga Milani

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 12:36
Refuzoi 8 milion euro nga Milani

Largimi i Gianluigi Donnarummas nga Milani solli shumë pakënaqësi tek tifozët kuqezi, ajo c’ka i bëri të revoltoheshin akoma më tepër ndaj ish portierit të tyre ishte fakti që ai u largua me parametër 0 duke mos i dhënë as mundësinë klubit për të përfituar diçka.

Negociatat për rinovim kishin nisur prej kohësh, por në qershor nuk pati “tym të bardhë”  dhe 22-vjeçari e klubi që e bëri të debutonte në Serinë A firmosën divorcin. U përfol shumë se shkaku i ndarjes ishte kërkesa e lartë e Donarummës siguriosht nëpërmjet menaxherit të tij Raiolës, ky i fundit kërkontë kontratë 1-vjeçare me 12 milion euro në sezon, në një kohë që Milani i propozonte 8 milion, marrëveshja nuk u arrit, Donnarumma u largua dhe firmosi me PSG, tani këtu qëndron e bukura.

Sipas francezes “L’Equipe” futbollisti më i mirë i Europianit në kontratën e tij me parizenët përfiton 7 milion euro në sezon, pa përfshirë bonuset, por që gjithsesi edhe me bonuse nuk do të shkonte asnjëherë tek 12 milion eurot.

Kontratë 5-vjeçare që portieri e firmosi në korrik.  Atëherë përse napoletani  nuk e nënshrkoi rinovimin me Milanin për 8 milion euro në sezon dhe pranoi të kalonte tek PSG duke përfituar 1 milion më pak, madje duke marrë edhe më pak se rivali i tij Navas që e ka rrogën 8.2 milion euro në sezon, për më tepër po shkon në një klub ku nuk e ka të sigurt vendin, ndërsa tek Milani jo vetëm që ishte titullar i padiskutueshëm, por mund të ishte edhe kapiten?! Këto janë pyetje, përgjigjet e të cilave mund t’i japë një ditë vetëm Gigio, ose menaxheri i tij, Mino Raiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat