Milani vijon të kërkojë për një sulmues

Futboll

Milani vijon të kërkojë për një sulmues

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 14:45
Milani vijon të kërkojë për një sulmues

Milani vijon të kërkojë për një sulmues, i cili mund të zëvendësojë Hakan Calhanoglun i cili kaloi në spondën tjetër të Milanos tek Interi. Brahim Diaz është një alternativë e mirë që kuqezinjtë e kanë në organikë, megjithatë po kërkojnë dhe një tjetër.

Në skenë prej disa kohësh ka dalë Vlasic i CSKA-së, por duke qënë që klubi rus nuk po tregohet shumë i hapur, Milani po mendon për Josip Ilicic. E ardhmja e sllovenit me shumë mundësi nuk do të jetë më në Bergamo, me Atalantën që është vendosur në gjurmët e Boga, megjithatë për momentin bergmaskët nuk kanë marrë pferta për Ilicic i cili është nën kontratë deri në vitin 2022.

Sipas mediave në Itali edhe vetë futbollisti është gati të transferohet tek Milani dhe ka dhënë të gjtihë pëlqimin e tij për një lëvizje të tillë, teksa vlerësimi i kartonit të tij është rreth 5 milion euro duke qënë që ka vetëm 1 vit të mbetur në kontratë. 93 gola dhe 62 asiste, këto janë numrat e 32-vjecçarit me fanellën ziklatër të Atalantës dhe deri përpara se të shpërthente pandemia e koronavirusit ishte një ndër lojtarët më të mirë të Serisë A, më pas për shkak edhe të disa problmeve personale në sezonin e fundit nuk u shfaq në nivelin e pretenduar dhe e humbi vendin e titullarit.

Në këtë mënyrë lojtari e shikon fanellën kuqezi si një mundësi për t’u ringritur , teksa në krahun tjetër Milani do të përforcohej me një futbollist cilësor dhe me përvojën e nevojshme për ta ndihmuar skuadrën e Piolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat