Ivan Gazidis nuk dorëzohet: Jam gati për këtë sfidë

Futboll

Ivan Gazidis nuk dorëzohet: Jam gati për këtë sfidë

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 17:24
Ivan Gazidis

Milani lajmëroi katër ditë më parë se Ivan Gazidis është diagnostifikuar me kancer në fyt. Moment i vështirë për CEO-n e klubit kuqezi, por 56-vjeçari nga Afrika e Jugut deklaroi se mjekët janë të bindur që ka shanse të mëdha që të shërohet.

Drejtuesi i “Djallit” shfaqet optimist dhe shpërndan shpresë në prononcimin e fundit. “Ndihem mirë dhe po punoj gjatë ditës, po bëj disa prova përpara se të filloj terapitë. Jam mirë dhe mezi po pres të rikthehem te Milani.

Është e rëndësishme që skuadra po rritet, kam mbetur pa fjalë nga mesazhet mbështetëse që kam marrë, sidomos nga tifozët dhe Curva Sud që bënë një gjë të mrekullueshme, nga klubi dhe aksionerët e vegjël.

Jam mbushur me forcë, sikur të isha një futbollist në San Siro, një ndjenjë si kjo nuk ekziston në botë. Po pres me padurim që të shoh tifozët sërish në stadium. Dua të falënderoj nga zemra edhe mjekët. Jam gati për këtë sfidë.

Milan? Kemi një skuadër shumë të fortë, brenda dhe jashtë fushave. Ky klub nuk dorëzohet. Ky sezon do të jetë i rëndësishëm për ne, si tek ekipi i meshkujve dhe ai i femrave. Faleminderit të gjithëve dhe forca Milan“, përfundoi Gazidis. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat