Historia e Matheus Fernandes me Barcelonën

Futboll

Historia e Matheus Fernandes me Barcelonën

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 17:36
Historia e Matheus Fernandes me Barcelonën

Historia e Matheus Fernandes me Barcelonën i përket kategorisë së dytë, me klubin “blaugrana” që ka zgjidhur kontratën me mesfushorin brazilian (më vonë iu bashkua Palmeirasit).

Befasuese në këtë histori nuk është aq shumë mbyllja e përvojës “blaugrana” e Matheus Fernandes, i blerë në janar 2020 nga Palmeiras dhe i huazuar për 6 muajt në vijim te Valladolidi, por mënyra sesi ndodhi. Në fakt, duket se drejtuesit e Barçës ia kanë komunikuar vendimin lojtarit përmes një “e-mail”-i të thjeshtë.

Një mënyrë e nxituar dhe joprofesionale e të bërit të gjërave, siç deklaroi vetë braziliani në një intervistë për “Globoesporte”:

“Unë nuk dija asgjë dhe, kur mora lajmin, nuk e besova. Drejtuesit më pyeti nëse kisha ende të njëjtën “e-mail”. Për momentin nuk e kuptova, ia nisa “e-mail”-in avokatit tim dhe më tha se më kishin larguar.

Në çdo biznes mund të ndodhë që punëdhënësi të të thotë se nuk bën për të, por duhet biseduar. Nuk e di se çfarë po ndodh te Barcelonë, edhe shokë të tjerë u larguan në këtë mënyrë. Mendoj se qëndrimi ishte joprofesional.”

Një përvojë që përfundoi në mënyrën më të keqe, e cila vërteton gjithashtu se Barcelona nuk po kalon një periudhë të shkëlqyer sa i përket mënyrës së drejtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat