Ja sa fansa mund të jenë të pranishëm në ndeshjet e Seria A-së

Futboll

Ja sa fansa mund të jenë të pranishëm në ndeshjet e Seria A-së

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 18:51
Seria A

Qeveria italiane i ka lëshuar ​​udhëzimet e saj të fundit pak më pak se një muaj nga fillimi i sezonit të ri të Serie A-së e i cili pritet të fillojë në 21 gusht.

Rajonet që janë në “Zonën e Bardhë”  pra me kufizime minimale  mund të hapin deri në 50 për qind të kapacitetit në një ambient të hapur.

Klubet ende nuk kanë filluar të shesin bileta sepse vetëm tifozët me  “Pasaportë të gjelbër” mund të kenë qasje.

Kjo është një certifikatë elektronike që konfirmon statusin e Covid-it,  vaksinimin e dyfishtë, provën e rikuperimit nga virusi gjatë muajve të fundit ose një test negativ brenda 48 orësh.

Kapaciteti i stadiumit të Serie A në 50 për qind

Interi dhe Milani (Stadio Meazza): 37,961

Lazio dhe Roma (Stadio Olimpico): 36,630

Napoli (Stadio Maradona): 27,363

Fiorentina (Stadio Franchi): 23,641

Juventus (Allianz Stadium): 20,753

Verona (Stadio Bentegodi): 19,605

Genoa dhe Sampdoria (Stadio Ferraris): 18,299

Bolonja (Stadio Dall’Ara): 18,231

Salernitana (Stadio Arechi): 16,650

Torino (Stadio Olimpico Grande Torino): 13.997

Udineze (Dacia Arena): 12,572

Atalanta (Geëiss Stadium): 11,256

Sassuolo (Stadiumi Mapei): 10,792

Empoli (Stadio Castellani): 9,923

Cagliari (Sardegna Arena): 8,208

Spezia (Stadio Picchi): 5,168

Venezia (Stadio Penzo): 3,713

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat