Ekipi i Lazios vaksinohet

Futboll

Ekipi i Lazios vaksinohet

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka konfirmuar se e gjithë skuadra e ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.

Më herët u raportua se katër ose pesë lojtarë të kësaj skuadre po refuzonin  që ta merrnin vaksinën.

Mirëpo këtë mëngjes të gjithë lojtarët ndërprenë stërvitjen për të marrë vaksinën në kampin e tyre veror Auronzo di Cadore.

“Lazio ndjeu nevojën për të dërguar një sinjal dhe për të dhënë shembull qytetar duke respektuar rregullat dhe mbi të gjitha shëndetin e sportistëve tanë dhe të gjithë atyre që kanë kontakt me skuadrën dhe stafin”, tha Lotito për Lazio Style Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat