Denzel Dumfries i hapur për transferimin tek Interi

Futboll

Denzel Dumfries i hapur për transferimin tek Interi

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 22:30
Denzel Dumfries

Mbrojtësi Denzel Dumfries dëshiron transferimin në Itali.

Sipas ‘Calcio Mercato’, Dumfries është i hapur për një transferim tek skuadra e Interit gjatë afatit kalimtar të verës.

Raportohet se mbrojtësi i ka bërë të ditur agjentit të tij Mino Raiolas që do të dëshironte ta vazhdonte karrierën në Itali.

Në anën tjetër edhe ‘Nerazzurët’ dëshirojnë transferimin e holandezit të cilin e konsiderojnë si zëvendësues ideal të Achraf Hakimit që u largua në drejtim të Paris Saint-Germain.

Por, drejtuesit e klubit italian nuk janë të gatshëm të plotësojnë kërkesën e klubit holandez që po kërkon rreth 25 milionë euro për ta lënë të lirë futbollistin, Interi po ofron huazimin për një vit me opsion blerje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat