Totre largohet nga Shkëndija

Futboll

Totre largohet nga Shkëndija

Nga: K.G. Më: 24 korrik 2021 Në ora: 22:44
Totre largohet nga Shkëndija

Futbollisti Ennur Totre largohet përfundimisht nga Shkëndija e Tetovës dhe do t’i bashkohet skuadrës nga kryeqyteti shqiptar, Tirana.

“Fund ka çdo fillim, ndërsa shijen e ndarjes e lehtëson e kaluara e bukur.

I lumtur që i shërbeva kësaj fanelle me vlerë, po bëj një ndryshim në karrierë me krenari për atë që dhash këtu në periudhën më të lavdishme të skuadrës kuqezi.

Falënderues për secilin në KF Shkëndija, pronarët, trajnerët, bashkëlojtarët e të gjithë në klub. Mirënjohje e pafund për tifozerinë e zjarrtë tetovare, në krye me “Ballistët” që gjithmonë më kanë qëndruar pas.

Largohem për një sfidë të re profesionale, duke uruar Shkëndijën për shumë suksese në të ardhmen”, ka shkruar Totre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat